''TIMSI''/ Ish-përgjegjësi i IT-së në Polici kërkon marrjen në pyetje me dyer të mbyllura, ja përgjigja e Salianjit

Nis mbledhja e Komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.

Kryetari Ervin Salianji, ka lexuar një kërkesë të Ardit Muços, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, i cili pretendon që dëshmia e tij të jepet me dyer të mbyllura.

Një kërkesë e tillë justifikohet me faktin se sipas Muços bëhet në këtë mënyrë mbrojtja e të drejtave për respektimin e jetës private dhe garantimin e sigurisë time fizike.

Kryetari Salianji është shprehur se një gjë të tillë nuk e sheh të arsyeshme por e ka hedhur çështjen për diskutim.

“Mbledhjet duhet të jenë të hapura. Të dhënat e shqiptarëve gjenden online, s'besoj se ka gjë që është sekret shtetëror se nuk kemi pasur as në të kaluarën. Përjashtim bënte një dokument i paraqitur nga ministri”, tha ai.