Tronditet Nigeria, persona të armatosur vrasin 50 persona në një fshat

50 njerëz u vranë dhe një numër i paspecifikuar u rrëmbyen, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kur persona të armatosur sulmuan fshatin Yargoje në veriperëndim të Nigerisë në fundjavë.

Një vit pasi presidenti Bola Tinubu erdhi në pushtet duke premtuar se do t'i jepte fund pasigurisë së përhapur, sulmet në veriperëndim nga bandat e armatosura, shpesh të referuara si banditë, janë bërë pothuajse rutinë, me autoritetet në dukje të pafuqishme për t'i ndaluar ato.

SIç raportohet dhjetra persona të armatosur me motoçikleta sulmuan Yargoje në zonën e qeverisjes lokale Kankara të shtetit Katsina vonë të dielën. 

"Ata qëlluan në mënyrë sporadike mbi njerëzit, duke marrë jetën e më shumë se 50 (prej nesh), duke përfshirë vëllain tim më të vogël," tha një banor për Reuters. 

Ai shtoi se një numër i panjohur fshatarësh ishin rrëmbyer dhe pronat ishin plaçkitur. Ndërsa një tjetër banor tha se ai i shpëtoi mezi sulmit dhe se ai vazhdoi deri në orët e para të së hënës.

"Qyteti ynë është kthyer në një zonë vdekjeje. Pothuajse çdo shtëpi në fshat ka rënë viktimë e këtij sulmi" tha ai.