SHBA rifillon dërgimin e ndihmave në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 15:04
Ushtria amerikane rifilloi dërgimin e ndihmave në Gaza të dielën pas pezullimit për shkak të operacioneve izraelite në zonën veriore. Një avion mallrash hodhi “më shumë se 10 tonë” ushqime, tha në një deklaratë Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM).
Të premten, zëvendës-adm. Brad Cooper, zëvendës komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha fluturimet u pezulluan “për shkak të operacioneve në veri”.
