Rezultatet në Rumani, kryeson bindshëm koalicioni PSD/PNL

Koalicioni PSD/PNL kryeson bindshëm rezultatet në Rumani. Sipas të dhënave të publikuara lista e përbashkët e Partisë Social Demokrate (PSD) dhe Partisë Nacional Liberale (PNL) fiton 54% të votave.

Ndërkohë Aleanca e ekstremit të djathtë për Bashkimin e Rumunëve (AUR) renditet e dyta me 14% dhe Aleanca e Bashkuar e Djathtë me 11%.