EMRI/ Shqiptari i dënuar në Angli përdor TikTok-un për të mbledhur para! "The Sun": Kozaku i premtoi 2 mijë euro

Shefat e burgjeve po hetojnë pasi The Sun të dielën zbuloi klipet e mafiozit Eugert Merizaj.

Shqiptari, i dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një tregtari rival droge, duket se po përdor një celular të ndaluar teksa kërkon para nga 63 mijë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Pavarësisht ndalimit të celularëve, ai ka transmetuar vazhdimisht biseda të drejtpërdrejta javët e fundit në HMP Manchester.

Javën e kaluar ai foli nga qelia me shqiptarin Kozak Braci, i cili e quan veten “Mbreti i Instagramit”.

Në videon e parë të siguruar nga The Sun, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 euro nga unë, 2000 euro nga Fabio. …si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Fabio është një vrasës shqiptar që vuan jetën në Greqi.

EMRI/ Shqiptari i dënuar në Angli përdor TikTok-un për

Merizaj gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50 mijë paund për avokatët.

Ai tha: “askush nuk do të më lëshojë. Më kanë ikur paratë.” Në një klip tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro “sepse je djalë i mirë dhe në burg”.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemaëand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019. Ai u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.

Shërbimi i Burgjeve tha: “Telefonat celularë nuk tolerohen”.

Burimet thanë se shefat e burgjeve po hetonin videot.