Rrëzohet aeroplani gjatë uljes në Pisa, dy viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 17:04
Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes pranë aeroportit të Toscany Flight, në provincën e Pisa.
Paraprakisht dyshohet se avioni mund të jetë përplasur, dhe më pas të jetë rrëzuar, megjithatë policia po vijon hetimet.
Gjithashtu një ekip zjarrfikës ka ndërhyrë për të nxjerrë trupat e pajetë që ishin bllokuar në avion. Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rrëzimin e avionit, ndërkohë autoritetet po hetojnë ngjarjen.

