EMRI/ Arrestohet ushtari me origjinë shqiptare në Greqi, në kërkim për drogë nga Gjermania
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2024, 16:51
Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Mësohët se arrestimi i tij ka ardhur pasi ndaj të riut ishte lëshuar një urdhëri europian arresti i lëshuar nga autoritetet gjermane.
Më tej bëhet me dije se i riu është Hristos Xheka nga Thumana e Krujës. Xheka po kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, për shkak të shtetësisë greke pasi rezulton i lindur në Janinë dhe banues në Athinë.
