Pas finales së Champions League, yjet e Dortmund shijojnë jugun e Shqipërisë, FOTO me tifozët shqiptarë

Një sezon i gjatë e i lodhshëm për dy yjet e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi e Emre Can.

Futbollistët luajtën në finalen e Champions League, të cilën e humbën përballë Real Madrid më 1 Qershor, humbje kjo që nuk e zbeh sezonin e mrekullueshëm të ekipit ku ata janë pjesë.

Pas mbylljes së sezonit, ata kanë marrë pushimet dhe kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar. Adeyemi, i cili është edhe i dashuri i këngëtares shqiptare Loredana, së bashku me kapitenin e skuadrës Emre Can, kanë zgjedhur Jugun e Shqipërisë për të shijuar ditët e para të pushimeve të tyre.