Italia merr lajme pozitive, rikuperon yllin e mesfushës në prag të duelit me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 17:00
Italia merr lajme të mira në prag të debutimit ndaj kombëtares shqiptare në këtë evropian. Sipas mjekëve pranë kombëtares italiane, rezultatet e vizitave të para mjekësore, këtë të shtunë, për mesfushorin Nicolo Barella janë pozitive.
Mesfushori i Interit, ka shfaqur progres të dukshëm pas dëmtimit dhe është drejt rikuperimit 100%, për të qenë i gatshëm që në sfidën e parë përballë kombëtares tonë.
E sigurt është që Luciano Spalletti do ta ketë të gatshëm Barella-n ndaj Shqipërisë, por nuk dihet nëse do i rezervojë minuta nga minuta e parë.

