Ish-trajneri që u shpall kampion me Partizanin ulet në stolin e kombëtaren afrikane

Pas një viti pa punë, Xhovani Kolela është rikthyer në detyrë,këtë herë si zëvendëstrajner.

Mediat italiane bëjnë me dije se ish-trajneri i Partizanit dhe Apolonisë i është bashkuar stafit të trajnerit Stefano Kuzin në kombëtaren e Komoros në Afrikë.

Përfaqësuesja e vendit me vetëm rreth 1 milionë banorë luan sot ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit kundër Madagaskarit. Komoro ndodhet në vendin e parë në grupin I me 6 pikë në 2 ndeshje.

Mes skuadrave që ka mposhtur është edhe Gana.