Përmbyset një cisternë në Athinë-Korinth, zjarr i madh në autostradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 08:48
Një cisterne që transportonte benzinë është përmbysur mbrëmjen e sotme në autostradën Athinë-Korinth.
Vendi i ngjarjes është përfshirë nga flakët. Sipas medieve greke, drejtuesi i mjetit është dërguar në spital, por gjendja e tij nuk është shqetësuese.
Janë mobilizuar 28 zjarrfikës me nëntë automjete. Qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në të dyja anët e autostradës.