FOTO/ “A jeni gati të shihni...”- Sara Gjordeni së shpejti pjesë e ekranit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 09:48
Ish-missi Sara Gjordeni, pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e “Big Brother VIP” mesa duket do të rikthehet sërish në ekran.
Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja ka nxitur dyshimet se do të jetë pjesë e ndonjë programi televiziv, por pa zbuluar më shumë detaje.
“Jeni gati të shihni gocën gjithë sezonin në ekran ju apo jo ore??”- ka shkruar Sara, në postimin e saj.
Kujtojmë se ish-missi dhe këngëtari Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa e çuan lidhjen e tyre në një tjetër nivel, atë të fejesës.
Sara i tha “po” propozimit për martesë nga Bardhi, teksa tashmë kanë nisur bashkëjetesën.


