VIDEO/ Kryeministri i Sllovakisë del për herë të parë në media pas sulmit me armë: Unë e fal atë dhe e lë të ...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka bërë daljen e tij të parë publike pas atentatit dhe plagosjes së rëndë tre javë.
Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Fico ka komentuar sulmin ndaj tij, duke thënë se e fal sulmuesin për të cilin nuk ndjen urrejtje.
“Nuk ndjej asnjë urrejtje ndaj të huajit që më qëlloi”, ka theksuar Fico, ku shfaqej i qetë teksa fliste, por duke bërë pauza të gjata. “Unë e fal atë dhe e lë të mendojë se çfarë bëri dhe pse e bëri”, shtoi ai.
Gjithashtu, kreu i qeverisë sllovake e quajti autorin e sulmit ndaj tij aktivist i partive opozitare, duke thënë se nuk kishte arsye të besonte se ishte një “i çmendur i vetmuar”.
I veshur me një këmishë të kopsur deri në fund, me mëngët të përveshura dhe me kamerën që e mbante nga beli lart teksa ishte ulur në një karrige zyre prej lëkure të zezë me një perde të kuqe pas tij, Fico dukej të ishte në formë të mirë.

