"Shpifje ndaj ushtrisë ruse"- Gjobitet turisti iranian, shkaku xhupi me flamurin e Ukrainës që kishte veshur

Një gjykatë në Moskë gjobiti një turist iranian me 50,000 rubla sipas protokollit administrativ për shpifje ndaj ushtrisë ruse. Arsyeja që ai u gjobit ishte se 30-vjeçari iranian Hoshi Hindari u shfaq në një vend publik i veshur me një xhup me stemën dhe flamurin e Ukrainës.

Më herët, kanali Astra në Telegram raportoi se turisti 30-vjeçar nga Irani po ecte në qendër të Moskës i veshur me një xhup Balenciaga- një gjest bamirësie nga shtëpia e modës në mbështetje të Ukrainës- me sloganin "Lavdi Ukrainës" dhe një thirrje për të ndihmuar ukrainasit.

Turisti iranian u arrestua dhe u dërgua në komisariat, ku kundër tij u hartua një kallëzim administrativ sipas nenit për shpifje ndaj ushtrisë ruse. Sipas shkresave, turisti është gjobitur menjëherë pas arrestimit.

Siç raporton Radio Liberty, në verën e vitit 2022, drejtoresha krijuese e Balenciaga, Demna Gvasalia u bë ambasadorja e platformës ukrainase për mbledhjen e fondeve United24. Kompania krijoi një xhup në mbështetje të Ukrainës. Të gjitha paratë nga shitja e tij përdoren për të ndihmuar refugjatët, si dhe programi "Rehabilitimi i Ukrainës", i cili vazhdon luftën kundër agresionit rus.