KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Qëlloi për vdekje fqinjin, shkak bëhet sherri mes grave për matësin e ujit. Momenti tragjik

Autori i krimit është Eduardo Ramírez Zamora , i cili nuk ka nguruar të qëllojë nëntë herë fqinjin e tij Otoniel Orozco Mendoza nga një distancë e shkurtër.

Përleshja vdekjeprurëse me sa duket filloi me dy gra që po ziheshin për një matës të përbashkët uji, sipas mediave lokale. Në një moment të shkrepjes, shfaqet Zamora, i cili ndonëse fillimisht duket se po përpiqet të largojë gruan e tij, më pas shfaq një armë të cilën e gjuan para se ta vendosë në bel.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Qëlloi për vdekje fqinjin, shkak

Tensioni u përshkallëzua kur Mendoza e qëlloi me grusht dhe Zamora iu kundërpërgjigj duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar drejt tij 9 herë. Ai ka vazhduar ta qëllojë edhe pse viktima kishte rënë në tokë.

Sipas fqinjëve të dy çifteve, grindjet mes tyre kishin nisur prej kohësh. Mendoza, i cili u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, ishte zhvendosur në Kosta Rika nga Nikaragua.