Shqiptarë bashkëpunëtorë të BIA-s serbe, Isufi: Dy personat e ndaluar kanë keqpërdorur detyrën

Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se dy personat e ndaluar nga policia e Kosovës kanë keqpërdorur detyrën.

Isufi: Në fakt janë 2 shqiptarë të cilët janë arrestuar sot falë një bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës, asaj të inteligjencës, prokurorisë dhe policisë së Kosovës.

Në orët e para të mëngjesit në Ferizaj kanë arritur që të arrestojnë dy persona, bëhet fjalë për Bedri Rexhepin dhe Muharrem Qerimin.

Bedri Rexhepi një ish-zyrtar një ish-doganier i cili para 20 vitesh ishte larguar nga pozicioni i doganierit.

Ndërsa për Muharrem Qerimin ka qenë një zyrtar policor i cili edhe ai është larguar më herët nga policia e Kosovës pasi që është dyshuar për shpërndarje të informacioneve pa dijeninë e krerëve.

Pra bëhet fjalë për dy shqiptarët që tashmë sipas edhe prokurorisë dhe hetimeve të cilat i kanë marrë kohë institucioneve të Kosovës që të vijnë deri tek moment i arrestimit të dy shqiptarëve të cilët kanë bashkëpunuar pra me BIA-n serbe.

Të njëjtëve iu është caktuar edhe masa e paraburgimit për 48 orë.