Kërcënoi dhe tentoi të për*hunonte punonjësen në shtëpinë publike, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 41-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi ka shkaktuar trazira në një shtëpi publike në qendër të Volosit. Ai akuzohet për tentativë përdhunimi dhe dëmtim të pronës së huaj.

Të bërtiturat e gruas shkaktuan trazira në qendër të Volosit dhe banorët e zonës thirrën menjëherë policinë. 41-vjeçari do të dërgohet në prokurorinë kompetente.