Bashkëpunimet Kosovë-Turqi, Bytyçi: Fokusi kryesor është tek mbrojtja dhe ekonomia
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 18:44
Njohësi i i politikës ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se fokusi kryesor i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë është tek mbrojtja dhe ekonomia.
Bytyçi: Ky takim e ka pas edhe një aspekt të rëndësishëm ekonomik.
Kosova tashmë është njëra nga shtetet që ka blerë dronët e famshëm ‘’Bayraktar’’ nga Turqia.
Fokusi kryesor është tek mbrojtja dhe tek ekonomia.
Prezenca ekonomike dhe luftarake është fuqizuar.
Flitet për blerje të reja të dronëve të rinj.
Kosova synon të jetë një nga shtetet që përfiton nga shpikjet teknologjike, sidomos të dronëve.
Turqia ka ndjekur marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit.
