“Do të jesh Beyonce dhe Rihanna e ardhshme”- Fituesi Grammy akuzohet për për*hunim, paditësja: Më mbylli në një dhomë të errët dhe…
Sipas padisë prej 60 faqesh, Mangroe po kërkon dëmshpërblim për shkaktim të ankthit dhe shqetësim të rëndë emocional. Paditësija, me origjinë nga Holanda, e cila synoi të bëhej këngëtare dhe kompozitore në tregun amerikan, tha se u takua për herë të parë me Gesteelde-Diamant në janar 2015.
33-vjeçarja pretendon se producenti përdori dhunë gjatë takimeve të tyre duke i shkaktuar mavijosje, e detyroi të pinte sasi të tepërta alkooli, e detyroi të kryente akte seksuale në një kinema dhe e përdhunoi në një furgon.
Ajo akuzoi producentin se “i tha asaj se do ta bënte atë Beyoncé dhe Rihanna e ardhshme”.
Brenda disa ditësh nga takimi i parë, Mangroe pretendoi se Gesteelde-Diamant kishte filluar t’i bënte presion për seks, duke i thënë se ishte pjesë e procesit.
33-vjeçarja thotë se ai e mbylli në një dhomë të errët dhe do të ndalonte së kryeri marrëdhënie agresive me të vetëm pasi ajo t’i thoshte se e donte.

