Jeta si një garë, atletja Seferaj: Vrapi duhet të bëhet në mëngjes dhe gjumi duhet i rregullt

Njerëzit janë çdo ditë në garë me jetën, duke vrapuar për të arritur qëllimet e ditës, gjatë kohës së tyre. Por jo vetëm në garë me kohën, por ka pesonazhe gjithashtu që vrapin e jetës e shfrytëzojnë për sfidat e reja.

Një ndër to është edhe atetja Naile Seferaj, e cila ka qenë e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News".

"Unë zakonisht vrapoj dy orë, 5 herë në javë. Mundohem ta bëj vrapin që në mëngjes, zgjohem herët dhe nëpër rrugët e Tiranës i bëj diku 24-26km.

Çdo herë pasi kam mbaruar vrapimin, gjëja e parë që bëj është ngrënia e ushqimit. Duhet të marr energji. Mundohem gjithmonë të shpërndaj informacione, që një njeri për të pasur një jetë të mirë shëndetësore duhet të fle 7-8 orë, ushqimi i shëndetshëm dhe dua të shtoj që jam kundër dietave, është edhe aktiviteti fizik", tha atletja.