Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, Përzhita: Janë zbukuruar nga një vilë romake
Është zbuluar mozaiku i tretë në Durrës. Gjurmimet mund të çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërte. Këto zbulime po konsiderohen si më të rëndësishmet në qytetin e Durrësit që nga zbulimi i amfiteatrit.
Për të folur rreth këtyre zbulimeve dhe rëndësisë së tyre, nëpërmjet një lidhjeje me "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News", ishte arkeologu Luan Përzhita.
"Zbulimet e fundit në fushën e arkeologjisë po bëhen në kuadër të projektit të financuar nga bashkia e Durrësit. Kemi pothuajse një muaj e pak që vazhdojmë gërmimet dhe rezultatet janë shumë interesante. Kanë të bëjnë me zbulimin e disa mozaikëve, por edhe me pjesë të tjera të këtyre ndërttimeve, që lidhen kryesisht me gjysmën e dytë të shekullit të parë para erës sonë.
Termi romak përdoret si periudhë historike për të përcaktuar kohën e kësaj periudhe. Është një vilë shumë luksoze. Pjesa më e madhe e këtij mozaiku ndodhet nën dherat e skafandit të kësaj zone", tha arkeologu.
