"Banda e Maglianës" bashkëpunon me narkotrafikun shqiptar, 28 të arrestuar

Prej orëve të para të mëngjesit, në provincat e Romës, Napolit, Foggia-s dhe Viterbo-s, policia italiane ka ekzekutuar 28 urdhër-arreste, mes të cilave 11 arrest në burg, 16 arrest shtëpie dhe 1 detyrim nënshkrimi, ndaj personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe vepra të tjera të rënda.

Hetimet e nisura nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës dhe të drejtuara nga DDA e Romës në qershor 2020, bënë të mundur mbledhjen e informacioneve lidhur me ekzistencën e një organizate kriminale, me bazë logjistike në kryeqytet dhe që vepronte në Magliana dhe në bregdetin e Lacios, i drejtuar nga një prej mafiozëve famëkeqe italianë të të ashtuquajturës ‘Banda della Magliana’.

Kreu i bandës është Marcello Colafigli, i cili, megjithëse ishte në gjysmë liri pas dënimit për dy vrasje, kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘Ndragheta”, “Camorra”-s, mafies së Foggia-s dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel të Amerikës së Jugut.