Fillon gjyqi ndaj Hunter Biden/ Mesazhi i presidentit amerikan për djalin e tij

Ndërsa përzgjedhja e jurisë në gjyqin për posedimin e armëve të Hunter Biden filloi të hënën. Presidenti Biden lëshoi një deklaratë që ilustron vijën e hollë ku ai ndodhet mes detyrës si Kreu i Shtetit dhe babait

“Si president, unë nuk bëj dhe nuk do të komentoj çështjet federale në pritje. Por si baba, kam dashuri të pakufishme për djalin tim, besim tek ai dhe respekt për forcën e tij”, kjo ishte deklarata e presidentit Joe Biden pak para se të behej përzgjedhja e jurisë në gjyqin për posedimin e armëve të Hunter Biden.

Hunter Biden, i cili kaloi fundjavën me babanë e tij, është akuzuar në Delaware për tre krime në lidhje me blerjen e një arme zjarri në vitin 2018.

Konkretisht, Hunter Biden akuzohet se ka bërë dy deklarata të rreme kur plotësoi dokumentet për blerjen e armës. Është e paligjshme mbajtja e armës gjatë përdorimit të drogave. Gjyqi vjen vetëm disa ditë pasi Donald Trump u dënua për 34 krime në Nju Jork.

Hunter Biden gjithashtu përballet me një gjyq të veçantë në Kaliforni në shtator me akuzat se ai nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa.

Ky gjyq nuk ka të bëjë me lidhjet e biznesit të Hunter Biden me vende të huaja, që republikanët thonë se vërtetojnë lidhjet e familjes Biden me korrupsionin.

Aleatët e presidentit janë të shqetësuar për ndikimin që gjyqi mund të ketë mbi fushatën e Joe Biden.

Ata thonë se presidenti i SHBA për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar për mirëqenien dhe maturinë e djalit të tij të vetëm të gjallë, gabimet e kaluara të dhimbshme të të cilit tani do të dalin në publik.