Ramaj: Politika në Shqipëri ka ngritur një sistem që nuk pranon më ide, alternativa dhe as të rinjtë

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se politika në Shqipëri ka ngritur një sistem që nuk pranon të rinjë dhe as ide.

Ramaj: Është një situatë krejt e papranueshme në Shqipëri.

Ku politika ka ngritur një sistem që nuk pranon më as ide, nuk pranon më as alternativa, nuk pranon as të rinjë më.

Edhe ata të rinjë që janë në politikë, fatkeqësisht janë kopje e politikanëve të vjetër që duhet të kishin hapur krahun.

Kur kemi një sistem përpara i cili të bllokon duhet luftuar me sistemin se zgjidhje tjetër nuk ka.

Ke dy rrugë, ose do ta luftosh nga brenda ose do ta luftosh nga jashtë.