Shabani: Rama e pranoi që është takuar në kryeministri me një trafikant droge, kaq do mjaftonte për të dhënë dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 21:25
Endri Shabani nga ‘’Nisma Thurje’’ i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News ku u shpreh se Rama pranoi që në zyrën e kryeministrisë është takuar me një trafikant droge.
Shabani: Nuk pamë asgjë të re nga mbrojtja e Edi Ramës.
Por ka dy gjëra që u konfirmuan nga intervista.
E para, Rama pranoi që në zyrat e shtetit shqiptar, në kryeministri është takuar me një trafikant droge.
Pavarësisht se si e justifikoi, pranoi këtë fakt.
Kaq do të mjaftonte që në një shtet demokratik, pra në mëngjes kryeministi të jepte dorëheqjen.
Sepse shumë njerëz nuk e kanë mundësinë të takohen.
E konfirmoi ai.
E kam takuar tha por nuk e di se për çfarë ka qenë.
