Vendi në dorën e krimit/ 24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër, vritet një kryebashkiake në Meksikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 07:45
Vritet Yolanda Sánchez, kryetare e bashkisë së një qyteti perëndimor meksikan, Cotija. Vrasja ndodhi vetëm 24 orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum, presidentja e parë femër e vendit. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale.
Qeveria e shtetit të Michoacan, në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa”, duke shtuar se një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit.
Kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur. Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa.

