E rëndë, dy azilkërkues kërcënuan se do të hidheshin nga ndërtesa

Ky është momenti kur dy azilkërkues kërcënuan se do të hidheshin nga një ndërtesë në një bazë të ish-RAF, e cila ishte shndërruar në një vend strehimi.

Skenat tronditëse vijnë mes paralajmërimeve për një ‘krizë të shëndetit mendor’ në vendstrehimin e RAF Wethersfield mes një rritje të vetëdëmtimit dhe përpjekjeve për vetëvrasje.

Ka pasur midis 5 dhe 10 përpjekje për vetëvrasje dhe 10 incidente të vetëlëndimit vetëm në janar 2024 në vendstrehimin në Essex, sipas organizatave bamirëse që operojnë në vend.

Në videon e siguruar nga ITV News, azilkërkuesit shihen duke qëndruar në katin e tretë të një ndërtese duke paralajmëruar se do të hidhen, ndërsa shërbimet e urgjencës i rrethojnë.