Në SPAK për tenderat e Kamzës, Xhelal Mziu lë Prokurorinë: U pyeta për një kallëzim të …

Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, i cili u paraqit sot në SPAK ka deklaruar se është paraqitur si person në dijeni për një cështje.

Në një prononcim shkurt për mediat, ai tha se u pyet për një kallëzim të bërë nga këshilltarët e bashkisë në vitin 2019.

“Ishte thjeshtë një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender pastrimin. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person në dijeni”, tha Mziu.