Xhelal Mziu merret në pyetje në SPAK për abuzim me tenderat në Bashkinë Kamëz
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 11:56
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Raportohet se deputeti demokrat është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Xhelal Mziu raportohet se ka dhënë shpjegime në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderat gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Kamëz.
