Rama: Në fund të qershorit mbajmë konferencën e jashtëzakonshme për të drejtën e informimit

Këtë të hënë u zhvillua konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij bëri me dije se në fund të këtij muaji do të mbahet dhe konferenca e jashtëzakonshme për të drejtën e informimit.