VIDEO/ Roza Lati "humb ndjenjat" në mes të emisionit, çfarë ndodhi me ish-banoren?

Roza Lati, ish banorja e Big Brother VIP3, ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm.

Mes të tjerash, Roza Lati u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse e ka zbuluar arsyen pse Romeo e kishte hequr nga Instagrami para se ata të futeshin në Big Brother.

I kam thënë më keq hequr se ke pasur të dashurën xheloze, por jemi bërë sërish ‘friends’ në Instagram”-ishte përgjigja e Rozës.

Gjatë një loje të zhvilluar në emision, Roza do jepte reagimin e saj për secilin banor të Big Brother, por kur u shfaq fotoja e Eglës, reagimi i saj ishte epik. Ajo u shtri në dysheme dhe reagimi i saj i tha të gjitha.

Dy banoret kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëra-tjetrën brenda shtëpisë dhe mesa duket nuk ka pajtim as jashtë lojës.