Largimi i Albanos nga 'Ferma VIP', fermerët: Loja e vërtetë është durimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 17:15
Pasditen e djeshme, Albano Bogdo mori një vendim të papritur lidhur me rrugëtimin e tij në formatin e “Ferma VIP”. Pas një debati që pati me Robertin ai u largua dhe pse u shpreh se do të bëhej pishman për këtë gjë.
Sakaq ditën e sotme disa prej fermerëve kanë diskutuar lidhur me largimin e tij teksa kanë theksuar se loja e vërtetë në atë fermë është “Durimi”.
Pjesë nga biseda:
Renisi: Loja e vërtetë nuk janë as stallat, as asgjë, është kjo durimi.
Dijonisi: Po, është durimi.
Baby G: Po 100%.

