Nicki Minaj tha se ka qenë mikeshë e princeshë Dianës dhe rrjeti shpërtheu kundër saj!

Publiku britanik ka shpërthyer kundër Nicki Minaj dhe shkak për këtë janë bërë deklaratat e saj në një koncert që mbajti në Mbretërinë e Bashkuar.

41-vjeçarja po performonte në Birmingham kur ajo e quajti Lady Dianën mikeshën e saj  duke lënë të kuptoheshin sikur ato njiheshin me njëra-tjetrën.

Menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer memet dhe ironizimet kundrejt këngëtares.

Minaj ishte 14 vjeçe kur Diana u vra në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1997.