Xhaferri: Integrimi s’ka nevojë për Komision Antikorrupsion por për qeveri teknike si në Maqedoninë e Veriut!

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur se Edi Rama ditën që shpalosi rezolutën antikorrupsion urdhëroi Gjykatën Kushtetuese që të rrëzonte kërkesën e deputetëve të PD për Komisionet Hetimore, duke lënë në fuqi ligjin Felaj, që de fakto i kthen këto komisionet nul dhe mburojë të korrupsionit të kësaj mazhorance.

"Edi Rama ditën që shpalosi rezolutën antikorrupsion urdhëroi Gjykatën Kushtetuese që të rrëzonte kërkesën e deputetëve të PD për Komisionet Hetimore, duke lënë në fuqi ligjin Felaj, që de fakto i kthen këto komisionet nul dhe mburojë të korrupsionit të kësaj mazhorance.

Kur Edi Rama kërkon të vihet në krye të betejës anti-korrupsion është si një pedofil që kërkon të drejtojë një kopsht fëmijësh, pasi vështirë të gjesh në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit politikan më të korruptuar.

Hipokrizia e këtij njeriu nuk njeh limite, kur thotë së Komisioni Antikorrupsion ka në themel integrimin e vendit, kur në të vërtetë kjo qeveri është ajo që ka bërë regresin më të madh në këtë drejtim.

Nëse doni integrimin lejoni që ky Komision të drejtohet nga opozita dhe në emër të integrimit të bëhet qeveria teknike 3 muaj para zgjedhjeve sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Integrimi nuk vjen me hipokrizi por ka një kusht të vetëm, zgjedhje të lira që prodhojnë përfaqësim legjitim."