Toka poshtë digës së Liqenit/ Malltezi nxjerr dokumentin: Nuk e hoqi Berisha, e hoqi Rama me vendimin e KRRT-së!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas disa lajmeve të publikuar së fundmi në media në lidhje me tokën poshtë digës së Liqenit në të cilat pretendohej se e kishte hequr kreu i PD-së Sali Berisha nga parku në vitin 2010.

Në një postim në rrjete sociale Malltezi ka përgënjeshtruar lajmet ndërsa ka publikuar edhe një dokument sipas të cilit thuhet se toka është hequr me kërkesë të kryeministrit Rama, i cili ka kërkuar rivijëzimin e parkut të liqenit duke hequr kështu edhe tokën poshtë digës nga kufizimi.

Malltezi shkruan se sipas dokumentit toka është hequr nga Rama me vendimi të KRRT-së, që më pas është konfirmuar edhe nga KRRTRSH

"Lolo e mashtrues ka plot ky vend por kur genjejne per interes te kryehajdutit Edi Rama mediat e tij ju promovojne genjeshtrat. Njeri qe i ka ngel gishti tek butoni “Fajin e ka Saliu!” sot genjente lidhje me token poshte diges se Liqenit duke thene se e kish heë Berisha nga Parku ne 2010. Ne fakt ky Vendimi i KRTRSh tregon FAKTIN se e hoqi Edi Rama me vendimin e KRRT nr. 91 dt. 13.04.2004 e me pas KRRTRSH (Lamja dhe Nano) ia konfirmuan vijen e parkut me vendimin nr.4 date 23.06.2004. Por as anti-opozitari e as mjero nuk e lexojne dot kete vendimin e sidomos pjeset e nenvizuara Mos na lente Zoti pa palaco te pushtetit se nuk do njihnim dot personat qe kane dinjitet nga te tjeret."