''Sovraniteti versus Integriteti'', Diplomati Arben Çejku përkthen në anglisht librin e tij për Kosovën
“Sovraniteti versus integriteti” prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020 “ është libri i diplomatit dhe gazetarit Arben Çejku i botuar dy vite më parë dhe tanimë i përkthyer edhe në gjuhën angleze.
Çejku tregon se çfarë do të gjejë lexuesi i huaj në këtë libër që është kryesisht studimor.
S‘’Ky është një libër I formatit akademik, i cili synon të pasqyrojë me të dhëna me fakte të gjithë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë e cila ka qenë një qasje gjithmonë konstruktive me kërkesë për të zgjidhur problemet e saj me dialog që nga viti 44’ në konferencën e Bujanit dhe për të vazhduar tutje me të gjitha përpjekjet që ka bërë deri dhe në dialogun e bisedat e fundit në Bruksel’’, tha Çejku.
Për Çejkun rruga e serbisë drejt bashkimit europianduhet të kalojë nga kosova.
‘’Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë kalojnë nga Kosova, ashtu si marrëdhëniet e Serbisë me BE-në kalojnë nga Prishtina.
Kosova duhet të bëjë shumë më shumë punë që ky të bëhet një kusht i panegociueshëm dhe të mos lihen hapësira që Serbia të manovrojë duke anashkaluar Kosovën dhe problematikën e saj me Kosovën’’, tha Çejku.
I pyetur nëse kosova ka arritur ta shtriojë sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj Çejku e ndaj sovranitetin në dy pikëpamje, lokale dhe ndërkombëtare.
Libri i përbërë nga 615 faqe vjen me një analizë të thellë të fakteve dhe rrethanave për situatën politike në kosovë prej vitit 20005 deri në 2020.
