Trendi i vetullave dhe buzëve, Anxhela Xhaferaj: Make-up-i permanent, një zgjidhje për përditshmërinë
Vajzat e reja shqiptare dhe jo vetëm po ndjekin trendin e fundit të trajtimit të vetullave dhe buzëve!
Për të kuptuar më shumë lidhur me këto preferenca e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte këtë të mërkurë Anxhela Xhaferaj.
E pyetur nga gazetarja Lili Saracci mbi domosdoshmërinë e përdorimit të make-up-it të përhershëm, Xhaferaj theksoi se ai mund të përdoret gjerësisht.
“Personat që e kanë të nevojshëm patjetër që po. Por nuk është se procesi i make-up permanent është një proces i domosdoshëm, por është diccka që ccdokush në preferencat e veta mund ta kërkojë”, tha ajo.
Sa i përket llojeve të ndryshme të make-up-eve, Xhaferaj theksoi se: "Make-up e përhershëm në përditshmërinë tonë jemi thuajse gjysëm të gatshëm, pasi në përditshmërinë tonë nuk është se koha është në favor sa i përket make-up të pjesshme".


