Albumi i rrallë vendoset në muze/ CD i grupit të Hip-Hopit, Wu-Tang Clan u prodhua në fshehtësi dhe ka vetëm 1 kopje
Është vetëm 1 kopje në të gjithë botën i diskut të grupit të famshëm të Hip Hopit Wu-Tang Clan. Nga 10 qershori disku do të gjendet në muzeun Mona, në Australi, ku vizitorët do kenë mundësi të dëgjojnë hitet e grupit që solli revolucionin.
Një ndër albumet më të rralla në botë, që vetëm pak njerëz e kanë dëgjuar do të shfaqet në një galeri australiane.
Bëhet fjalë për albumin e shtatë të grupit amerikan të Hip Hopit Wu-Tang Clan, i titulluar “Once Upon a Time in Shaolin”. Është kopje e vetme në Botë.
Disku u vendos në një kuti argjendi të zbukuruar dhe do të jetë pjesë e ekspozitës Namedropping, në muzeun “Mona”.
"Once Upon a Time in Shaolin është më shumë se një album, kështu që... e dija se duhej ta bëja pjesë të kësaj ekspozite. Ky disk i tejkalon rrethanat materiale, pasi është sinonim i artit të këtij zhaneri, që u krijua në fshehtësi, - tha kuratori i Monas, Jarrod Raëlins.
Disku u regjistrua në Neë York vitin 2014 dhe u prodhua në Marrakesh, Marok.

Reperi dhe prodhuesi RZA e krahasoi atë me një vepër arti të Pikasos, ose një artefakt të lashtë egjiptian.
Për rreth 10 ditë, në muajin qershor, stafi i muzeut “Mona” do të organizojnë festa të vogla dëgjimi nga hitet e diskut, për rreth 30 minuta.
Wu-Tang Clan u formua në Staten Island në fillim të viteve '90, dhe njihet si grupi që solli një erë të re të rrymës së hip-hopit, duke mos kursyer as tekstet me gjuhë të ashpër që në ato vite ishte tabu.

