Tajani: Armët italiane të përdoren vetëm brenda Ukrainës, jo për të goditur territorin rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 21:59
Nënkryetari i Këshillit dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, ka deklaruar se Ukraina nuk mund të përdorë armët italiane për të goditur territorin rus.
“Ka një angazhim nga ana e Ukrainës për të respektuar marrëveshjet dhe për këtë arsye përdorimi i armëve është nën kontroll nga vendet që i dërgojnë. Ata duhet të komunikojnë gjithmonë me Italinë se si përdorin armët e dërguara nga vendi ynë”, tha Tajani ditën e sotme gjatë një takimi për shtyp në ambasadën italiane në Pragë.
Gjatë fjalës së tij ai thesksoi se armët italiane duhen të përdoren vetëm brenda Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

