1 vit pas sulmeve në veri të Kosovës, Isufi: Situata sot është e qetë por e brishtë

Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se 1 vit pas sulemeve në komunat veriore të Kosovës, situata sot është ndryshe, e qetë por e brishtë.

Isufi: Janë bërë 1 vit nga sulmet tashmë të dhunshme të protestuesve serbë në komunat veriore.

Në komunën e Zveçanit ka qenë një protestë më e dhunshme nga protestues të cilët kanë qenë të maskuar.

Sot nëse e shohim gjendjen në realitet është  krejt ndryshe.

Është një situatë shumë e qetë, normalisht cilësohet si një situatë e brishtë sepse në veriun e Kosovës ende ka grupe të cilat janë në fakt prezentë por ato grupe që cilësohen si më të rrezikshme nuk janë në pjesën veriore.