Kufiri i Veriut nën vëzhgim, Maqedonci: Situata e qetë pas sulmit në Banjskë
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci në një intervistë në Ora News u shpreh se situata në veri të Kosovës është e qetë pas sulmit në Bansjkë.
Maqedonci: Pavarësisht se situata është e qetë sidomos nëse e krahasojmë me një vit më parë apo me datën 24 shtator kur vendi ynë iu ekspozua një sulmi terrorist nga një grup i armatosur i mbështetur nga strukturat e sigurisë në Serbi.
Pavarësisht kësaj qetësie, ne konsiderojmë që përderisa ky grup ende mbetet i lirë, vlerësoj që rreziku për përsëritje të sulmeve të tilla është prezent.
Një qetësi në këtë aspekt mund të ketë nsëe Serbia do të tregojë përkushtim të sinqertë për të ndëshkuar këtë grup që zhvilloi sulm ndaj Kosovës.
Dukshëm dhe qartë shihet mbështetja që strukturat shtetërore serbe i kanë dhënë këtij grupi, si në aspektin e armatimit dhe trajnimit.
