''Vijëzimet'' shqiptare në RMV, Neziri: Kalkulimet dhe pazaret politike janë bërë në moment të fundit
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 17:46
Analisti i insitutit BRIC në RMV, Xhelal Neziri në një intervistë në Ora Neës u shpreh se pazaret politike në Maqedoninë e Veriut janë bërë në momentin e fundit.
Neziri: Sa i përket emrit konkret të zotit Afrim Gashi nuk ishte e pritshme që ai të bëhej kryetar i parlamentit.
Për shkak se në fillim u përfolën disa emra që janë pjesë e Aleancës për Shqiptarët të atij fraksioni që drejtohet nga Arben Taravari dhe që bën pjesë tek koalicioni opozitar ‘’VLEN’’.
Mirëpo në moment të fundit u dha ky emër.
Me siguri deri në moment të fundit janë bërë edhe kalkulimet edhe ato pazaret politike për ndarjen e pozicioneve.
