Aksident i rëndë në Serbi/ Makina përplaset me furgonin, 1 i vdekur, mbi 30 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 11:20
Një aksident është regjistruar në afërsi të Mlladenovcit në Serbi, paraditen e 29-majit, raportojnë mediat.
Në aksident u përfshinë një autobus me pasagjerë dhe një automjet.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi makinës, ndërsa mbi 30 persona janë plagosur.
Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
Ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, të cilët u transportuan menjëherë në spital. Policia vijon hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

