Gati hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Komisioni parlamentar miraton fondin e dhënë nga BERZH

Komisioni i Ligjeve i hap rrugen ndertimit te hekurudhes elektrike Vorë-Hani i Hotit.

Projekti do të financohet me 98.7 milion euro hua nga banka per rindertim dhe zhvillim.

Tenderi për nisjen e punës pritet të hapet në dhjetor.

‘’Brenda dhjetorit të këtij viti mendohet të bëhet edhe plani i prokurimit ku do të mund të prokurohen punimet për fazën e parë dhe më pas për fazën e dytë''.

Problematike per deputetët ishte kalimi përmes zonave të banuara me ndërtesa informale

Projekti parashikon ndërtimin e urave dhe do të kalojë përmes një tuneli.

Shpejtesia e levizjes se trenave do te jete  120 km ore.

Sipas afateve projekti pritet te perfundoje ne dhjetor te vitit 2030.

Vlera totale eshte parashikuar ne vleren e e 360 milion euro.