Shteti në kërkim të punonjësve, shumë kërkesa në shkencat sociale, ekonomik e juridik

Administrata publike po përballet me bum kërkesash nga studentët e shkencave sociale, ekonomikut dhe juridikut.

Por janë pikërisht këto profile që kanë një ofertë më të ulët për vende të lira në shtet.

‘’Është një numër 1183 pozicione pune nga të cilat deri në këtë moment janë shpallur rreth 530 pozicione pune.

Interesi ka qenë çdo vit le të themi konstant në rritje.

Më shumë prurje kanë shkencat sociale, ekonomike dhe juridiku''.

E kundërta ndodh në gjeologji miniera dhe veterinari, vende të lira ka por interesimi është më i ulët.

Për të gjithë pozicionet kriteret për tu përfshirë në garë janë të specifikuara.

Për të afruar më shumë të rinj, drejtuesit e adminsitratës publike zbritën në terren me qëllim rekrutimin.