Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të Aleancës, Osmani: NATO është fati ynë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 13:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë, ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro.
Ajo ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro NATO në gjithë botën.
“NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në gjithë botën.
Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, bashkë me aleatët, që të avancojmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani në “X”.
