‘Të dorëhiqet Kurti’, PDK: E vetmja mënyrë drejt zgjedhjeve, asnjë opsion tjetër

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës propozon se rruga për të shkuar drejt zgjedhjeve është përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, ndërsa mënyrat e tjera i konsideron të papranueshme.

Anëtari i Kryesisë së LDK, Berat Rukiqi është shprehur se fillimisht duhet dorëheqja pastaj shpërbërja e Kuvendit.

“Ajo që ne kemi thënë në rendin e gjërave pra dorëheqje, pastaj shpërbërje dhe pastaj zgjedhje. Është rendi i cili i jep përgjigje keqqeverisjes, rezultateve negative në çdo sferë, i jep përgjigje çdo skandali diplomatik, politik, çdo dështimi si është rasti me Këshillin e Evropës. Pra nuk e amniston këtë Qeveri nga bilanci jashtëzakonisht negativ i tre viteve të fundit. Format tjera si janë diskutuar e lançuar në opinion kryesisht në 10 ditët e fundit e që janë të lidhura me shpërbërjen e Kuvendit, janë amnistim, pra është një far lloj amnistie për keqqeverisjen e kryeministrit Kurti”

Zgjedhjes përmes shpërbërjes së Kuvendit, ai i sheh të gabuara dhe amnistim i keqqeverisjes së Kurtit.

“Po i afrohemi ciklit të rregullt zgjedhor atëherë shkojmë në shpërbërje dhe caktohet data dhe shkojmë në zgjedhje por çdo format tjetër është amnestim i keqqeverisjes së kryeministrit Kurti, pra sikur është një lloj marrëveshje t’i mbyllin sytë para krejt asaj çka ka ndodh deri tani dhe sikur gjitha partitë po e pranojnë një far faji po merren vesh, e po shkojnë po garojnë”

Palët në Kosovë duket se janë në një mëndje për të shkuar drejt zgjedhjeve por nuk kanë dakordësi për mënyrën se si do të zhvillohet procesi.