Kosova nevojë për dixhitalizim, kompanitë: Domosdoshmëri, mirëpresim bashkëpunimin me shtetin
Dixhitalizimi i bizneseve dhe administratës shtetërore në Kosovë tashmë vlerësohet si një domosdoshmëri nga kompanitë në vend.
Ato kanë bërë thirrje që të punohet më shumë në këtë aspekt në mënyrë që të ecin para kohën dhe të rinjtë mos të largohen por të synojnë karrierën brenda vendit.
“Unë mendoj që është shumë e rëndësishme, ne duhet të gjithë që të ecim me kohën sikur se kjo është duke u aplikuar edhe në shkolla, posaçërisht në Bashkimin Evropian dhe ShBA. Mirëpo edhe në kompani duhet se kjo është një lehtësim i procesit të rekrutimeve. Është një ndihmesë shumë e mirë, mirëpo teknologjia në përgjithësi duhet të prosperojë dhe të ecim përpara”
Gjithashtu kompanitë theksojnë se digjitalizimi i proceseve administrative lehtëson punën si për zyrtarët ashtu dhe për qytetarët.
“Është shumë e rëndësishme duke marr parasysh që të gjithë jemi të lidhur sot me telefonat e mençur që do të thotë drejtpërdrejte jemi te lidhur edhe me inteligjencën artificiale. Fillimisht kisha thënë që inteligjenca njerëzore është shumë më e rëndësishme dhe ajo ka mundësuar që të zhvillohet inteligjenca artificiale, prandaj ne duhet ta përdorim edhe ti përmirësojmë proceset tona”
Bizneset në Kosovë janë treguar të gatshëm për të bashkëpunuar me qeverinë në këtë pikë dhe mirëpresin çdo ndihmë që do të vinte nga institucionet për tregun.
