“Sikur të ishin kalamaj”/ “Lordët” e krimit në SPAK, Rexhepi: Përgjimet zbuluan intrigat dhe nivelin e ulët të tyre
Kriminalisti, Artan Rexhepi në një intervistë në Ora News u shpreh se përgjimet në operacionin e SPAK-ut, treguan intriga të niveleve të ulëta tek personazhet e botës së krimit.
Rexhepi: Është goditje shumë e fortë në nivele kriminale.
Është një goditje e admirueshme.
Absolutisht jo më e forta e shekullit.
Dikur 13 ngjarje kanë dalë me prova balistike.
Nuk kemi 13 ngjarje me prova balistike këtu.
Këtu kemi ca mesazhe, por është një punë shumë e admirueshme.
Është një punë shumë serioze, por me të metat e veta.
Plus që ka dalë kjo oazi i Dubait.
Nuk mendoj se Dubai është i mundshëm për këdo.
Kam përshtypjen se do njerëz shumë të pasur.
Është si një lloj internimi dmth, je larfg të afërmve.
Nuk është aq e lehtë sa duket.
Dalja e mesazheve do ta gjakosi situatën.
Sepse kanë dalë intrigat e niveleve të ulëta.
Në njëfarë mënyre, disa emra të njohur të botës së krimit kanë zhvlerësuar edhe veten, intriga të niveleve të ulëta sikur zihen kalamajtë e lagjes.
