FOTO/ Aksident i rëndë në Dardhë, makina del nga rruga, plagosen burrë e grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 14:06
Aksident i rëndë në fshatin e Dardhës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip xhip ka dalë nga rruga.
Në mjet dyshohet se kanë qenë 2 persona, një burrë e një grua, ndërsa kanë marrë dëmtime.
Në gjendje më të rëndë shëndetësore dyshohet se është gruaja.
Ambulanca dhe policia në vendin e ngjarjes, kanë nxjerrë personat e dëmtuar duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.
